Ish-krerët e UÇK-së po japin fjalën e tyre përfundimtare para gjyqtarëve në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo ngjarje përveçse tërhoqi vëmendje të madhe të publikut në Kosovë, mori vëmendjen edhe të Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila po ndjek ‘live’ deklarimet e të akuzuarve në Hagë.
Aktualisht është duke u deklaruar Jakup Krasniqi, ndërsa tre të tjerët, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi kanë përfunduar fjalën e tyre./Express/
