Zyra e BE-së dënon sulmet e Sami Kurteshit ndaj AGK-së e gazetarëve: Liria e medias duhet të mbrohet - Gazeta Express
string(99) "zyra-e-be-se-denon-sulmet-e-sami-kurteshit-ndaj-agk-se-e-gazetareve-liria-e-medias-duhet-te-mbrohet"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 11:06

Zyra e BE-së dënon sulmet e Sami Kurteshit ndaj AGK-së e gazetarëve: Liria e medias duhet të mbrohet

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 11:06

Zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar gjuhën dhe sulmet e anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“BE në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga LVV-ja, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) një “aleancë të grupeve kriminale” dhe bën thirrje që praktika të tilla të marrin fund”.

BE tha se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike dhe u zotua se Unioni do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj.

AGK-ja reagoi “e shokuar” me sjelljen agresive dhe dënoi ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e Kurteshit ditë më parë ndaj gazetarëve që po përcillnin një mbledhje të KQZ-së.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve. Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, kishte thënë AGK.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve [EFJ], Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të ndalojë sulmet e Vetëvendosjes kundër gazetarëve dhe mediave, pasi që Sami Kurteshi e quajti AGK-në  ‘Aleanca e grupeve kriminale’./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement