Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka folur në FRONTAL të T7 për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Kenias, shkruan Express.
Zyberaj ka thënë se s’ka pasur koordinim mes Pacollit dhe krerëve të shtetit në marrjen e kësaj njohje nga Kenia, megjithatë thotë se presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca e kanë telefonuar Pacollin për ta falënderuar për këtë njohje.
“Kosova ka njerëz me potencial të madh, ndoshta jo aq të madh sa e ka z. Pacolli, s’kemi pasur kontakt. Zonja Osmani dhe z. Konjufca e kanë kontaktuar pas lajmit.S’kemi pasur thirrje për bashkëpunim në të mirë të vendit.Ishte për ta falënderuar angazhimin e z. Pacolli”, ka thënë Zyberaj, shkruan Express.
Ai ka paralajmëruar që do të ketë edhe njohje të tjera të reja.
“Do të kemi edhe njohje të reja, absolutisht po”, ka deklaruar Zyberaj./Express/