Zvicra ndihmon qytetin e Lezhës nga rreziku i përmbytjeve - Gazeta Express
string(57) "zvicra-ndihmon-qytetin-e-lezhes-nga-rreziku-i-permbytjeve"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:47

Zvicra ndihmon qytetin e Lezhës nga rreziku i përmbytjeve

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:47

Mbështetja zvicerane po ndihmon qytetin e Lezhës të rrisë mbrojtjen për 30’000 qytetarë nga rreziku i përmbytjeve, përcjell albinfo.ch.

Një ekip i Ambasadës u takua me partnerë vendas të cilët po punojnë për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe reagim ndaj emergjencave, forcim institucional dhe masa infrastrukturore për mbrojtjen nga përmbytjet.

Kjo mbështetje është pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta me KfW dhe BE-në për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe për të siguruar shërbime të qëndrueshme të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.