Zvicra ndalon tubimet dhe i detyron qytetarët të bartin maska - Gazeta Express
string(61) "zvicra-ndalon-tubimet-dhe-i-detyron-qytetaret-te-bartin-maska"

Zvicra ndalon tubimet dhe i detyron qytetarët të bartin maska

Gazeta Express

18/10/2020 15:48

Zvicra ka vendosur masa të reja për të parandaluar rritjen e mëtejme të rasteve me koronavirus. Shteti ka bërë obligative bartjen e maskave dhe ka ndaluar tubimet në masë.

Tubimet me më shumë se 15 persona në publik do të ndalohen nga e hëna dhe maskat duhet të barten në të gjitha zonat e mbyllura publike.

Lexo Edhe:

Maskat duhet të barten edhe në stacione treni, aeroporte, e stacione autobusi. Obligimi për maska duhet të respektohet edhe në dyqane, kinema e kisha.

Deri më tani në këtë shtet janë regjistruar 74 mijë e 422 raste, ndërsa 1,823 persona kanë humbur betejën me virusin.