Kombëtarja e Zvicrës regjistroi sonte fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Zvicra mposhti Portugalinë me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Helvetikët” e shënoi Haris Seferovic, i cili me këtë gol hyri edhe në histori të Ligës së Kombeve.
Seferovic shënoi saktësisht në sekondën e 55-të. Ky gol është më i shpejti i shënuar në histori të kësaj gare.
Ndryshe, Zvicra ka tri pikë dhe renditet e fundit në Grupin 2 të Ligës A. Kurse, Portugalia është e dyta me shtatë pikë. /Gazeta Express/