Zvicra, lidere botërore në konkurrueshmërinë digjitale - Gazeta Express
string(53) "zvicra-lidere-boterore-ne-konkurrueshmerine-digjitale"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:47

Zvicra, lidere botërore në konkurrueshmërinë digjitale

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:47

Zvicra është renditur në vendin e parë në botë për konkurrueshmëri digjitale, sipas raportit vjetor të World Digital Competitiveness Ranking, të publikuar të martën nga Instituti për Zhvillim Menaxhimi (IMD), përcjell albinfo.ch.

Vendi ka arritur rezultate të shkëlqyera falë miratimit të identitetit elektronik (e-ID) në një referendum të fundit, si dhe për fleksibilitetin dhe aftësinë e tij për të tërhequr talent ndërkombëtar.

Raporti vlerëson performancën e vendeve në zhvillimin, përdorimin dhe transformimin digjital të ekonomisë dhe shoqërisë.

Këto rezultate vijnë vetëm disa ditë pasi një tjetër studim ndërkombëtar e shpalli Zvicrën si kombin më konkurrues në botë në përgjithësi, duke konfirmuar pozitën e saj të fortë në inovacion, arsim dhe zhvillim teknologjik.