Të shtatë anëtarët e Këshillit Federal vijnë nga parti të ndryshme politike, kanë pikëpamje të ndryshme, megjithatë marrin vendime kolektivisht, transmeton albinfo.ch.
Ata kërkojnë konsensus dhe përfaqësojnë vendime të përbashkëta edhe kur këto janë në kundërshtim me opinionet e tyre.
Ambasada e Zvicrës ka bërë një postim lidhur me këtë veçori politike jo e zakonshme në shtetet tjera, duke e marrur si shembull unik.