Zvicra dhe Austria në konflikt për emrin e djathit “Emmentaler” - Gazeta Express
string(61) "zvicra-dhe-austria-ne-konflikt-per-emrin-e-djathit-emmentaler"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 11:09

Zvicra dhe Austria në konflikt për emrin e djathit “Emmentaler”

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 11:09

Betejë ligjore mes Zvicrës dhe Austrisë për djathin e famshëm “Emmentaler”.

Zvicra planifikon ta regjistrojë si markë tregtare emrin “Emmentaler” për djathin që prodhohet në Luginën Emmental, në kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, prodhuesit austriakë të djathit i janë kundërvënë këtij veprimi, duke argumentuar se termi “Emmentaler” është përdorur prej kohësh në mënyrë të përgjithshme dhe nuk mund të jetë pronë ekskluzive e Zvicrës.

Ata theksojnë gjithashtu se Austria prodhon rreth 14.000 tonë djathë Emmentaler çdo vit, kryesisht në rajonin e Vorarlbergut.

Në këtë debat, Komisioni Evropian është pozicionuar në anën e Austrisë (dhe disa vendeve të tjera të BE-së që pretendojnë origjinën e këtij djathi), duke detyruar Zvicrën të ankimojë vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që Emmentaler ndodhet në qendër të një përplasjeje ligjore – ky djathë i famshëm me vrima ka qenë më parë objekt debatesh për emërtimin e origjinës dhe mbrojtjen e markës tregtare në tregjet ndërkombëtare.