Zvicra dhe Austria befasohen nga bora e hershme, priten 25 centimetra reshje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 11:10

Zvicra dhe Austria befasohen nga bora e hershme, priten 25 centimetra reshje

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 11:10

Banorët në disa pjesë malore të Austrisë dhe Zvicrës janë befasuar nga reshjet e hershme të borës, të cilat zakonisht në ato rajone vijnë në fund të tetorit e jo në fund të shtatorit.

Agjencia Zvicerane e Meteorologjisë tha të shtunën se në qytezën Montana, që shtrihet në jug të kantonit Valais, priten reshje bore në trashësi prej 25 centrimetrash, që do të ishte rekord i ri për këtë periudhë të vitit.

Ndryshimi i motit erdhi pas rënies së konsiderueshme të temperaturave dhe reshjeve të mëdha, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet dolën në terren në dy vendet alpine për t’i pastruar rrugët që ishin bllokuar nga bora dhe akulli.

Në disa pjesë të Austrisë, reshje të borës pati edhe në 550 metra lartësi mbidetare.

Zakonisht, bora e parë pas verës në  Alpe bie në pjesën e dytë të tetorit, kur temperatura bie nën 10 gradë.