Një studim i ri i porositur nga qeveria federale tregon se miliarda franga mund të kursehen në sigurimin bazë shëndetësor – pa humbje të cilësisë
Barra e primeve në Zvicër mund të jetë dukshëm më e ulët: Sipas studeimit të përmendur pothuajse një e pesta e kostove mund të kursehet në sigurimin bazë shëndetësor – pa asnjë humbje të cilësisë për pacientët, trasnmeton albinfo.ch. Kjo barazohet me deri në 8.4 miliardë franga në vit.
Për çdo person të siguruar, kjo do të thotë pothuajse 1,000 franga më pak në vit, ka raportuar “Beobachter”.
Potenciali i kursimit rrjedh kryesisht nga çmimet shumë të ndryshueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor. Për shembull, një stimulues kardiak kushton midis 1,200 dhe 5,400 franga, varësisht nga spitali. Ndryshimet janë gjithashtu të rëndësishme për protezat e gjurit: Ndërsa një spital paguan më pak se 1,000 franga, një tjetër shpenzon mbi 5,700 franga.
Mbikëqyrësi i çmimeve kritikon mungesën e transparencës në një intervistë me “Beobachter”. Spitalet, thotë ai, nuk e dinë se sa paguajnë spitalet e tjera për të njëjtat implante. Prodhuesit e shfrytëzojnë këtë mungesë transparence për të vendosur çmime më të larta.
Asnjë vend nuk shpenzon aq shumë sa Zvicra.
Gjithmonë ka potencial të madh për kursime në sektorin e kujdesit shëndetësor, përcjell albinfo.ch. Kalimi nga ofruesi më i shtrenjtë i sigurimeve shëndetësore në atë më të lirë do t’i kishte kursyer Lozanës gati 38,000 franga gjatë dhjetë viteve të fundit. Kjo u tregua nga një krahasim nga Comparis.