Zvicër: Rihapen 3 qendra azili për shkak të rritjes sezonale të kërkesave - Gazeta Express
string(72) "zvicer-rihapen-3-qendra-azili-per-shkak-te-rritjes-sezonale-te-kerkesave"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 7:41

Zvicër: Rihapen 3 qendra azili për shkak të rritjes sezonale të kërkesave

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 7:41

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka vendosur të rihapë tre qendra federale azili për të përballuar rritjen sezonale të aplikimeve. Gjatë dimrit, Konfederata kishte mbyllur nëntë qendra për shkak të rënies së numrit të kërkesave.

“Siç pritej, numri i aplikimeve për azil ka filluar të rritet për shkak të faktorëve sezonalë.”, thuhet në drklaratën e SEM, transmeton albinfo.ch.

Për këtë arsye, tre qendra federale të azilit (CFA) që kishin qenë të mbyllura përkohësisht do të rihapen në javët në vijim.

Kapaciteti aktual dhe rritja

Aktualisht, 30 CFA-të në funksion kanë një shkallë zëniesh rreth 73% në nivel kombëtar, ndërsa në rajonet e Zvicrës frankofone, Zurich, Ticino dhe Zvicrën Qendrore, shkalla ka arritur pothuajse 80%.

Qendrat që do të rihapen janë:

Kazermat e Moudon (VD)

Kazermat e Dübendorf (ZH)

Kantonmenti i Eigenthal (LU)

Secila prej këtyre qendrave mund të strehojë rreth 200 persona. Me rihapjen e tyre, SEM do të ketë gati 7,500 vende akomodimi.

Kursimet dhe pritshmëritë

Mbyllja e përkohshme gjatë dimrit kishte ulur kostot operative të CFA-ve me afro 25 milionë franga. Ndërkohë, parashikimet për vitin 2025 mbeten të pandryshuara, duke llogaritur rreth 24,000 aplikime për azil dhe 12,000 aplikime për status mbrojtjeje S.

Rihapja e këtyre qendrave do të lehtësojë gjithashtu kantonet, pasi Konfederata do të vazhdojë të strehojë një pjesë të shtetasve ukrainas që kërkojnë mbrojtje.