Zverev e mposht Tiafoen për ta fituar turneun e Vjenës - Gazeta Express
string(54) "zverev-e-mposht-tiafoen-per-ta-fituar-turneun-e-vjenes"

Sporte tjera

Gazeta Express

31/10/2021 20:49

Zverev e mposht Tiafoen për ta fituar turneun e Vjenës

Sporte tjera

Gazeta Express

31/10/2021 20:49

Alexander Zverev triumfoi në Vjenë, duke koleksionuar trofeun e pestë sezonal.

Numri 4 i botës e nisi javën në Austri pa shumë pretendime, por në fund tenisti gjerman ia doli të regjistronte suksesin e 18-të në karrierë në një turne ATP, teksa mposhti në finalen e madhe të “Erste Bank Open” tenistin nga Shtetet e Bashkuara Frances Tiafoe.

Lexo Edhe:

Ashtu si në fazën gjysmëfinale, kur mundi në vetëm dy sete 18-vjeçarin e talentuar spanjoll, Carlos Alcaraz, 24-vjeçari nga Hamburgu pati nevojë për thjesht dy sete për të thyer rezistencën e tenistit amerikan.

Tenisti shtatlartë me origjinë ruse kishte dominuar përballjet mes tyre, duke fituar 5 nga 6 sfidat ndërmjet këtyre dy tenistëve, sidoqoftë 23-vjeçari nga Marylandi u shfaq si një kundërshtar i denjë dhe tepër i rrezikshëm, pasi është duke treguar një formë të jashtëzakonshme.

Zverev vuajti disi në setin e parë, të cilin e fitoi 7 me 5, ndërsa në të dytin theu kundërshtarin me shërbimet e tij në setin e 10-të, duke fituar 6-4./SS/