Zv.kryeministri Rakiq dhe ministri Jevtiq votojnë kundër programit të Qeverisë - Gazeta Express
string(78) "zv-kryeministri-rakiq-dhe-ministri-jevtiq-votojne-kunder-programit-te-qeverise"

Zv.kryeministri Rakiq dhe ministri Jevtiq votojnë kundër programit të Qeverisë

Gazeta Express

05/06/2020 15:31

Në mbledhjen e parë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, pas asaj ceremoniale, është miratuar programi qeverisës për vitet 2020-2023, raporton Gazeta Express.

Pasi që kryeministri Hoti bëri fillimisht një përmbledhje të programit, duke përmendur objektivat kryesore, kanë folur edhe ministrat e kësaj Qeverie, që sipas dikastereve përkatëse kanë potencuar prioritetet e tyre.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kur Hoti kërkoi nga ministrat që të votojnë për programin, në ekzekutiv të gjithë nuk votuan pro.

Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, dhe Dalibor Jevtiq, ministri për Komunitete dhe Kthim votuan kundër programit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe, derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mospublikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin. /GazetaExpress/