Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Ballkani ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim - Gazeta Express
string(78) "zv-kryeministri-i-pare-bekim-sali-ballkani-ka-nevoje-per-dialog-dhe-mirekuptim"

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:45

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Ballkani ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2026 14:45


Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e 10-të, të liderëve fetarë të vendeve të Ballkanit.
“Sot, me ftesë të Reisul-Ulemasë, Shaqir ef. Fetahu, kisha kënaqësi të marr pjesë në Samitin e 10-të të liderëve fetarë të vendeve të Ballkanit, ku iu drejtova të pranishmëve, duke theksuar se prania e tyre nga vende të ndryshme të rajonit është një dëshmi e një vullneti të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Kësaj ngjarjeje i jep peshë të veçantë fakti që është duke u mbajtur në Shkup, në një qytet ku diversiteti fetar, etnik dhe kulturor ka qenë dhe ka mbetur një nga vlerat themelore. Nëse do të duhej ta përshkruanim Ballkanin në miniaturë, besoj se dy qytete janë në garë për ta përfaqësuar më besnikërisht këtë realitet, Shkupi dhe Sarajeva.
Si shkupjan dhe si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u urova mirëseardhje pjesëmarrësve dhe u dëshirova punë të mbarë në këtë samit”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Advertisement
Advertisement
Advertisement