ZRRE shqyrton e miraton një varg kërkesash për furnizim, tregti me energji e vetëkonsum - Gazeta Express
string(86) "zrre-shqyrton-e-miraton-nje-varg-kerkesash-per-furnizim-tregti-me-energji-e-vetekonsum"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 16:01

ZRRE shqyrton e miraton një varg kërkesash për furnizim, tregti me energji e vetëkonsum

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 16:01

Bordi i ZRRE-së sot ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka  shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë “SWIS SOLAR PARK” sh.p.k dhe “SOLAR NEO” sh.p.k; aplikacionin për tregtim të energjisë elektrike të “ALFA COMPANY” sh.p.k dhe autorizimin për ndërtim të gjeneratorit për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare fotovoltaike për subjektin juridik “ERIS SOLAR” sh.p.k.

Në një komunikatë për media ata kanë bërë të ditur se gjithashtu janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e tridhjetë (30) subjekteve juridike dhe katërdhjetë e gjashtë (46) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 2.6 MW.

Për shkak të dështimit të procesit të tenderimit për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, ZRRE ka njoftuar sipas Nenit 40 të Ligjit per Energjinë Elektrike, Bordi ka vendosur për ri-hapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e FMF-së.