Zyra e Rregullatorit për Energji në prag të përfundimit të afatit 60 ditor që bizneset të kalojnë në treg të hapur për furnizim me energji elektrike, ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se “ligjshmëria e këtij procesi po vërtetohet nga gjykatat kompetente”.
Në këtë njoftim të ZRRE-së për bizneset thuhet se ato që s’kanë siguruar një furnizues të licencuar, duhet ta bëjnë një gjë të tillë, meqë nga nesër pasojnë ndërprerjet.
“ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar, të publikuar në faqen zyrtare të institucionit, sepse nga data e nesërme pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht”, thuhet tutje.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...