string(121) "zrre-ne-2021-kundra-vetes-sot-ajvazi-keshtu-konstatonin-se-kompanite-kane-te-drejte-per-te-qendruar-ne-treg-te-rregulluar"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 7:31

ZRrE në 2021 kundra vetes sot, Ajvazi: Kështu konstatonin se kompanitë “kanë të drejtë” për të qëndruar në treg të rregulluar 

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 7:31

Zyra e Rregullatorit të Energjisë tjetër gjë më 2021 e tjetër gjë sot – nga anëtarë të njëjtë të bordit vendimarrës – arsyetonte për qëndrimin në shërbimin universal të energjisë elektrike.

Një kompani me 9.8 milionë euro qarkullim vjetor dhe 120 punënonjës konstatohej se mund të qëndronte në tregun e rregulluar – ndërsa sot jo.

Kështu njoftoi Kushtrm Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendorë.

Postimi i plotë:

Me fakte!

Në vitin 2021, një biznes mbi 120 të punësuar dhe qarkullim 9.8 milion €, i është drejtuar ZRRE-së.

Përgjigja zyrtare e asaj kohe ishte e qartë:

“Sipas ligjit, ju keni të drejtë të furnizoheni si konsumator në shërbim universal.”

Për rastin njëjtë, i njëjti ligj, sot – në 2025 – merr të kundërt:

️ “Duhet të dilni në treg të lirë!”

Po kush e ka kthyer përgjigjen në 2021?

Personi që sot është anëtar i Bordit të ZRRE-së!

A mundet dikush të na shpjegojë si u ndryshua interpretimi i ligjit pa u ndryshuar vetë ligji?

Ne e dimë që betejat në gjykatë do t’i fitojmë. Por çfarë vlere ka kjo pas shkatërrimit të prodhimit dhe falimentimit të bizneseve?

Kjo nuk është vetëm padrejtësi – kjo është papërgjegjësi shtetërore!

aaaaa