string(113) "zps-per-deshmitarin-e-radhes-ai-dhe-nje-person-tjeter-jane-rrahur-nga-anetaret-e-uck-se-u-akuzuan-qe-ishin-spiune"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 12:44

ZPS për dëshmitarin e radhës: Ai dhe një person tjetër janë rrahur nga anëtarët e UÇK-së, u akuzuan që ishin spiunë

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 12:44

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes prokurorit James Pace ka thënë se dëshmitari W04491 i cili është i 122-i me radhë, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun.

Pace tha se dëshmitari është arrestuar së bashku me një person tjetër dhe është mbajtur i ndaluar në dy vende të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lexo Edhe:

“Dëshmitari W04491 dhe një person tjetër janë arrestuar nga anëtarë të UÇK-së në korrik të 1998 dhe janë mbajtur në dy vende dhe i kanë akuzuar që ishin spiunë”, tha Pace.

Ai shtoi se veç kësaj, dëshmitari do të japë dëshmi edhe lidhur me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi tjetër.

“Dëshmitari W04491 do të japë dëshmi lidhur me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi të tretë në vendin e dytë ku është mbajtur i ndaluar dëshmitari W04491”, tha prokurori.

Si rrjedhojë, për pyetjet e tjera, seanca kaloi në sesion privat për publikun për të ruajtur identitetin e dëshmitarit.