“Zoti në kinema” edhe në suedisht - Gazeta Express
string(31) "zoti-ne-kinema-edhe-ne-suedisht"

Arte

Gazeta Express

25/08/2025 15:48

“Zoti në kinema” edhe në suedisht

Arte

Gazeta Express

25/08/2025 15:48

Pas suksesit në shqip, libri “Zoti në Kinema” i Dritan Dragushës ka dalë tashmë edhe në suedisht, në përkthimin e Sokol Dermakut. Një udhëtim i guximshëm në mes të besimit, frikës dhe dilemave njerëzore, ashtu siç i reflekton kinemaja.

Libri Zoti në kinema është një libër që trajton filma të njohur mbi heshtjen e Zotit përballë krimeve të njerëzve. Nga një prizëm filozofik, analizohen idetë e filmave: The Seventh Seal, The Last Temptation of Christ, Amen, The Two Popes etj. Në vlerësimin në kopertinë të librit, Ag Apolloni shkruan: Libri Zoti në kinema vjen me një titull goditës. Pas titullit efektiv qëndrojnë analizat, përqasjet, komentet dhe reflektimet, nëpërmjet të cilave Dragusha e tejkalon diskursin mediatik dhe strehohet aty ku ndihet rehat: në filozofi. Filozofia është pika e pozicionimit të tij, ndërsa kinematografia është ekrani përballë tij, prandaj këto ese mund të lexohen si një teori e tij, duke pasur parasysh etimologjinë e termit. Meqenëse Zoti në shkrimet e Dragushës është temë obsesive dhe problem i pashmangshëm e i pazgjidhshëm, ai s’kishte si të mungonte edhe në krye të titullit të librit të tij të parë. Këta dy kanë çfarë të thonë për njëri-tjetrin, kanë një histori të gjatë (mos)marrëveshjeje. Përderisa i pari (Zoti) ka vendosur të heshtë, i dyti (Dragusha) ka vendosur të flasë. Dhe ky është vetëm fillimi”.