Zotëria i Parë: Osmani u prit në zyre nga Rubio, Gjuriq priti në radhë për një foto në korridor - Gazeta Express
string(93) "zoteria-i-pare-osmani-u-prit-ne-zyre-nga-rubio-gjuriq-priti-ne-radhe-per-nje-foto-ne-korridor"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 11:09

Zotëria i Parë: Osmani u prit në zyre nga Rubio, Gjuriq priti në radhë për një foto në korridor

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 11:09

Burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka krahasuar takimet që patën Osmani e kryediplomati serb, Marko Gjuriq, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, në Washington.

Në një postim në X, Sadriu thotë se derisa Gjuriq priti në korridor për një foto me Rubion, presidentja Osmani u prit në zyrën e tij edhe pse kishte liderë të tjerë atë ditë.

“Gjuriq i Serbisë pret në radhë për një foto në korridor. Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani pritet në zyrën personale të Sekretarit Marco Rubio — edhe pse mbi 20 liderë europianë ndodheshin në Ëashington, D.C. po atë ditë. Lidershipi nuk ka të bëjë me afërsinë me pushtetin. Ka të bëjë me fitimin e respektit”, ka shkruar Sadriu.

Osmani u takua me Rubion javën e kaluar në kryeqytetin amerikan kur shkoi për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes.

Ndërkaq, për takimin e Gjuriqit me Rubion, presidenti serb Vuçiq dje kishte thënë se s’kishte qenë i planifikuar./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement