Zoran Milevski-Kiçeec pranon fajin para gjykatëses për akuzën që i është ngritur - Gazeta Express
string(80) "zoran-milevski-kiceec-pranon-fajin-para-gjykateses-per-akuzen-qe-i-eshte-ngritur"

Gazeta Express

03/12/2019 12:50

Zoran Milevski-Kiçeec pranon fajin para gjykatëses për akuzën që i është ngritur

Gazeta Express

03/12/2019 12:50

Zoran Milevski-Kiçeec ka pranuar fajin për të cilin ngarkohet derisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski (Boki13) dhe Katica Janeva janë shprehur të pafajshëm, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Ky është epilogu i deritanishëm i seancës së sotme gjyqësore për rastin “Reketi”.

Lexo Edhe:

Të tre të akuzuarit, Boki 13, Katica Janeva dhe Zoki Kiçeec sot për herë të parë do të përballen me akuzat në rastin “Reketi”.

Prokuroria për krim të organizuar kundër personave në fjalë, në tetor të këtij viti dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sipas tyre i akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale ‘larje parash dhe rendimente tjera nga vepra penale’, ndërsa Janeva dhe Milevski dyshohet për “pranim të dhuratës për ndikim kundërligjor”.

Ndërkohë, ish-prokurorja speciale Janeva, dyshohet edhe për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.