SONA, djali i DJ-it dhe producentit të njohur Black Coffee, është një yll në ngritje që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm brenda vetëm 12 muajve të dedikimit ndaj karrierës së tij muzikore.
I lindur në Afrikën e Jugut, SONA është bërë shpejt një nga DJ-të më të kërkuar, duke magjepsur audiencën në festivale dhe vende të ndryshme në të gjithë kontinentin dhe në vendlindjen e tij.
E ju do të keni mundësinë të përjetoni performancën dinamike të SONA-s drejtpërdrejt në Zone Club më 22 qershor.
Mos e humbisni këtë natë të paharrueshme me një nga talentet më të nxehtë të skenës muzikore elektronike.
ZONE Club që nga data 22 qershor pritet të nis sezonen verore, ku do të sjellin artistët më të kerkuar të momentit si ata vendor poashtu edhe ndërkombëtar.