"Zona industriale në pikën zero, as spital, as palestër, as stacion...", Ekrem Hyseni tregon se pse duhet të shkojë Shpejtim Bulliqi - Gazeta Express
string(124) "zona1-industriale-ne-piken-zero-as-spital-as-palester-as-stacion-ekrem-hyseni-tregon-se-pse-duhet-te-shkoje-shpejtim-bulliqi"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 20:52

“Zona industriale në pikën zero, as spital, as palestër, as stacion…”, Ekrem Hyseni tregon se pse duhet të shkojë Shpejtim Bulliqi

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 20:52

Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është Ekrem Hyseni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës.

Gjatë emisionit, i pyetur se pse duhet të largohet nga udhëheqja Shpejtim Bulliqi, Hyseni ka përmendur disa nga projektet e premtuara por që, siç ka thënë kandidati i LDK’së ato s’janë realizuar.

‘‘Është premtu dhe unë kam besu që disa prej atyre projekteve kanë më u bë. Është premtu Spitali i qytetit, unë jam kanë shumë i sigurt që ka me ndodh. Për arsye se ka qenë gjithçka gati, është caktu edhe lokacioni. Jo që ka dështua spitali, por janë kthyer mbrapa e kanë zhbë projektin. Janë dy video ku kryeministri në detyrë dhe kryetari në shkuarje e premtojnë spitalin, dhe e arsyetojnë se pse duhet Podujeva me pas spital. Palestra e qytetit, është një video ku kryetari në ike del me një top basketbolli edhe bën teatër, është premtu palestra por s’është realizu, sa të vijmë ne e bëjmë. Palestra jo që s’është bë për katër vite, por edhe sot, kur është aprovuar buxheti për vitin 2026, nuk është asnjë cent i ndamë për palestrën. Është unaza e qytetit, është parkingu nëntokësor, projekt i premtuar që s’është realizuar. Do të thotë këto janë premtime dhe s’është bë kurgjo. Zona industriale kurgjo s’është bë, është në pikën zero’’, ka thënë ai.