Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për siç thotë “ngutia e disave me deklarata te kota, kur vetëm tre muaj më parë LDK mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku u votua qartë për drejtimin e partisë”.
Ai thekson se “vitin e ardhshëm i kemi zgjedhjet e rregullta të brendshme, ku secili që ka ambicie, ide apo vizion tjetër, e ka derën e hapur të kandidojë dhe ta kërkojë besimin e anëtarësisë. Kjo është demokracia që e kemi ndërtuar ndër vite”.
“LDK nuk ndërtohet me emocione të ditës. LDK është institucion politik me traditë, me statut dhe me rregulla që duhet t’i respektojmë të gjithë”, thekson ai.
Reagimi i tij i plotë:
Pas çdo procesi zgjedhor është normale të ketë analiza, reflektim dhe mendime të ndryshme. Kjo është e shëndetshme dhe i bën mirë çdo partie demokratike. Por, ajo që nuk po kuptoj aktualisht është ngutia e disave me deklarata te kota, kur vetëm tre muaj më parë LDK mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku u votua qartë për drejtimin e partisë. Për më tepër, vitin e ardhshëm i kemi zgjedhjet e rregullta të brendshme, ku secili që ka ambicie, ide apo vizion tjetër, e ka derën e hapur të kandidojë dhe ta kërkojë besimin e anëtarësisë. Kjo është demokracia që e kemi ndërtuar ndër vite.
LDK nuk ndërtohet me emocione të ditës. LDK është institucion politik me traditë, me statut dhe me rregulla që duhet t’i respektojmë të gjithë.
Nga këto zgjedhje kemi fakte që nuk mund t’i injorojmë. LDK është rritur dhe po dëshmon se mbetet alternativa kryesore për stabilitet dhe zhvillimit te vendit. Prandaj, besoj se sot na duhet më pak zhurmë dhe më shumë maturi. Më pak etiketime dhe më shumë punë. Më pak përçarje dhe më shumë unitet.
Debatin do ta bëjmë aty ku duhet, në organet tona dhe në kohën e duhur. Kjo është mënyra më e mirë për ta respektuar LDK-në, anëtarësinë e saj dhe qindra-mijëra qytetarë që na kanë besuar.
Postimi i plotë: