Zogaj: Qasja e Kurtit ndaj gjyqtarit që liroi Pantiqin rrezikoi jetën e tij - Gazeta Express
string(74) "zogaj-qasja-e-kurtit-ndaj-gjyqtarit-qe-liroi-pantiqin-rrezikoi-jeten-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 23:06

Zogaj: Qasja e Kurtit ndaj gjyqtarit që liroi Pantiqin rrezikoi jetën e tij

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 23:06

Albert Zogaj, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë të hënën në “Frontal” të T7 se “gjuha e kryeministrit Albin Kurtit ndaj gjyqtarëve rrezikon jetën e këtyre të fundit”.

Ai është pyetur për deklaratën e Kurtit, kur më 28 dhjetor të vitit 2022 ish-polici nga komuniteti serb, Dejan Pantiq ishte liruar nga paraburgimi.

Lexo Edhe:

ish-zyrtari policor i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ-së.

Në ditën e lirimit, Kurti gjatë një konference për media kishte kërkuar të di kush është prokurori e gjyqtari që e lejuan këtë.

Por Zogaj thotë se një qasje e tillë e ka rrezikuar jetën e gjyqtarit.

”Janë vendosur edhe grafite nëpër rrugë me emrin e gjyqtarit. A I duket normale, është rrezikuar dhe jeta dhe familja e tij. Kjo ka qenë e papranueshme. Nuk mund të themi që qëllimi I kryeministrit ka qenë ky, por efekti i deklaratës po”, ka thënë ai. /Gazeta Express