Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ai ka thënë se Kurti e kishte shpenzuar gjithë verën e kaluar duke bërë testime, por Ura e Ibrit si përfundim nuk është hapur.
Zogaj thotë se kur dështon ta hapësh Urën e Ibrit, atëherë ndërton dy ura të reja.