Zogaj për fjalimin e Gërvallës: Serbia s’ka nevojë të angazhojë ministrin e jashtëm kundër Kosovës - Gazeta Express
string(96) "zogaj-per-fjalimin-e-gervalles-serbia-ska-nevoje-te-angazhoje-ministrin-e-jashtem-kunder-kosoves"

Zogaj për fjalimin e Gërvallës: Serbia s’ka nevojë të angazhojë ministrin e jashtëm kundër Kosovës

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 19:59

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pas fjalimit të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zogaj përmes një shkrimi në facebook,tha se i njeh së paku 10 persona që do t’ia redaktonin fjalimet ministres Gërvalla pa pagesë.

Lexo Edhe:

Tutje, Zogaj ka thënë se nëse e njëjta vazhdon kështu Serbia s’ka ta angazhojë ministrin e vet të jashtëm kundër Kosovës.

“I di me se paku 10 njerez, qe kishin me punu pa pare dhe qe kishin me ia shkru e redaktu fjalimet ministres se jashtme te Kosoves. Ndryshe, nese vazhdon me performu keshtu ministrja jone, sikur keto dite, Serbia s’ka shume nevoje me e angazhu ministrin e vet te jashtem kunder Kosoves”, shkroi Zogaj.

I di me se paku 10 njerez, qe kishin me punu pa pare dhe qe kishin me ia shkru e redaktu fjalimet ministres se jashtme…

Posted by Petrit Zogaj on Thursday, April 15, 2021

Kjo për shkak se Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në kuadër të Oraginzatës së Kombeve të Bashkuara, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova u çlirua nga krimi dhe korrupsioni.