Zogaj: LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive, por nuk kemi votë blanko për askënd - Gazeta Express
string(86) "zogaj-ldk-do-te-marre-pjese-ne-seancen-konstituive-por-nuk-kemi-vote-blanko-per-askend"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 9:10

Zogaj: LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive, por nuk kemi votë blanko për askënd

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 9:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet të martën.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se subjekti i tij nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar për asnjë kandidat për kryetar Kuvendi.

“Po. Të martën do të marrim pjesë në seancën konstituive. Kurse votë blanko nuk kemi për askënd,” ka deklaruar Zogaj

Ai theksoi se zhvillimet politike do të vlerësohen në momentin kur ndodhin, duke lënë të hapur qëndrimin e LDK-së për hapat e mëtejshëm.

“Do të shohim si po rrjedhin ngjarjet politike në vend,” shtoi ai për FrontOnline.

Advertisement
Advertisement
Advertisement