Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(73) "zogaj-krize-e-thelle-mungese-e-gatishmerise-per-kompromis-e-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:09

Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:09

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një krizë të thellë të shkaktuar nga mungesa e gatishmërisë për kompromis të partisë më të madhe.

Ai tha se përkundër përgatitjeve për zgjedhjet lokale, kriza politike që po ndodh në nivel qendror nuk duhet të lihet pas dore,

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, në funksion i kemi të zgjedhjet lokale, është shpallur data e zgjedhjeve, 12 tetori do të vijë shpejt, jemi në përgatitje. Kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur ne tash fokusin e zhvendosim nga zgjedhjet lokale. Por në asnjë koment nuk duhet lënë anash këtë cirk që po ndodh aktualisht dhe krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Krizë politike jemi dhe jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.