Zogaj: Kompanitë e huaja në Kosovë po vijnë për shkak të cilësisë së të rinjve - Gazeta Express
string(77) "zogaj-kompanite-e-huaja-ne-kosove-po-vijne-per-shkak-te-cilesise-se-te-rinjve"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 20:55

Zogaj: Kompanitë e huaja në Kosovë po vijnë për shkak të cilësisë së të rinjve

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 20:55

Blerim Zogaj, i cili drejton kompaninë për rekrutimin e stafit Talent Network Kosova, ka thënë në EURO n’T7 se pas pandemisë shumë kompani të huaja erdhën në Kosovë për të rekrutuar staf për angazhim nga shtëpia edhe për shkak të çmimeve, por sot ka ndryshuar gjithçka: kompanitë e huaja nuk po vijnë në Kosovë për shkak të çmimit, por për shkak të cilësisë dhe profesionalizmit të të rinjve kosovarë.

Zogaj ka shpjeguar se të rinjtë janë shumë cilësorë dhe kjo vërehet edhe kur angazhohemi për t’i rekrutuar dhe testet i kryejnë me pikë maksimale.

“Në Kosovë ka shumë potencial dhe krahasuar me shtetet e rajonit jemi në avantazh jo vetëm me cilësinë profesionale si programerë e të tjerë, por me cilësinë e gjuhës. Të rinjtë tanë flasin perfekt anglisht dhe gjermanisht, kështu që ky është një avantazh shumë i madh ndaj shteteve të tjera të Ballkanit. Tek cilësitë e gjuhës vërehet shumë, sepse kosovarët flasin shumë rrjedhshëm edhe anglisht edhe gjermanisht dhe kjo bën që shumë kompani të mëdha evropiane kujdesin për konsumatorë ta kenë në Kosovë, siç është për shembull operatori më i madh për energji në Gjermani, i cili kujdesin për konsumatorë e ka në Prishtinë”, ka thënë Zogaj.

Si kompani rekrutuese Talent Network Kosova, Zogaj shpjegon se më së shumti rekrutojnë të rinj e të reja për industrinë e teknologjisë informative; pra kërkesat më të mëdha në treg sot për sot janë për programerë dhe të njëjtit paguhen shumë mirë.

“Shumica e programerëve të rinj që rekrutojmë janë nga universitetet vendore; aty prijnë studentët e UBT-së. Ky profesion, pra i programerëve, përveç që duhet ta përfundosh fakultetin, duhet edhe ta duash dhe të zhvillohesh në vazhdimësi për të mbetur në punë, sepse kërkesat dhe nevojat në këtë treg po ndryshojnë vazhdimisht, sidomos tash pas futjes së inteligjencës artificiale. AI (inteligjenca artificiale) nuk i ka zëvendësuar vendet e punës, por vetëm i ka ndryshuar disa praktika e rutina të vogla”, ka shtuar Zogaj.

Kosova, sipas Zogajt, përveçse për shkak të cilësisë dhe profesionalizmit të të rinjve, po ashtu është shumë atraktive edhe për cilësinë e jetesës për të huajt që vijnë me kompanitë e tyre, qoftë për mikpritjen, çmimet e lira dhe sigurinë në përgjithësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement