Zogaj i reagon Behramit: Po ta imitonte Kurti-Vuçiqin, do të kishte raporte të mira me SHBA e BE - Gazeta Express
string(94) "zogaj-i-reagon-behramit-po-ta-imitonte-kurti-vuciqin-do-te-kishte-raporte-te-mira-me-shba-e-be"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 18:09

Zogaj i reagon Behramit: Po ta imitonte Kurti-Vuçiqin, do të kishte raporte të mira me SHBA e BE

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 18:09

Analisti kosovar dhe njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami, i cili ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e imiton Vuçiqin. Zogaj s’është pajtuar me një konstatim të tillë, duke thënë se nëse Kurti do ta imitonte presidentin serb, do të kishte raporte të mira me BE-në dhe SHBA-në.

Ai tutje ka shkruar se aktualisht Kosova është e izoluar nga e gjithë bota, derisa Vuçiq ka raporte të mira edhe me Brukselin edhe me Washingtonin.

Postimi i plotë:

Albin Kurti nuk po e imiton Serbine e as Vuciqin. Serbia sot ka raporte fantastike me Rusine, Kinen, Indine dhe komplet ajo qe quhet global south dhe njekohesisht ka raporte shume te mira me perendimin-BE e USA.

Kosova ne anen tjeter eshte e izoluar nga e gjithe bota, perfshire edhe fqinjet saj. Sikur Kurti ta imitonte Vuciqin e Serbine, te pakten do te kishte raporte te mira me BE e USA, dhe disi neutrale me pjesen tjeter te global south. Kurti eshte vetem nje izolacionist, i cili per arsye komplet elektorale viktimizohet para qytetareve sikur “e gjithe bota eshte kunder tij, sepse ky po e mbron Kosoven dhe sovranitetin e saj.” Ky ne fakt eshte narrativ i njohur nga lideret autoritare-qe nga Korea e Veriut e deri ne Venezuele.

Reagim ndaj deputetit Artan Behrami, i cili paska thene qe Kurti po e imiton Vuciqin dhe Serbine.