Legjenda suedeze, Zlatan Ibrahimović, ka dhënë mendimin e tij për ndryshimet kryesore mes tri ligave më të mëdha evropiane.
Sipas tij, Premier League karakterizohet nga ritmi i lartë dhe sulmet e vazhdueshme: “Edhe nëse je shumë teknik, nëse nuk mund të ndjekësh ritmin, nuk mund të luash aty.”
Ndërsa Serie A është shumë taktike dhe mbrojtja ka përparësi mbi sulmin: “Është shumë e vështirë të arrish si sulmues në një skuadër që prioritizon mbrojtjen. Kur ia del aty, kënaqësia është e madhe.”
Ibrahimović vlerëson se La Liga ka stilin e vet unik, por ritmi dhe taktika ndryshojnë ndjeshëm nga Premier League dhe Serie A, duke sfiduar lojtarët në mënyra të ndryshme. /GazetaExpress