"Diskutime për zhvillimet rajonale e globale" Kryeministria njofton për takimin e Kurtit me Milo Gjukanoviq - Gazeta Express
string(129) "zkm-per-takimin-ekurtitme-gjukanoviqin-ne-prishtine-ne-fokus-situata-e-sigurise-dhe-dinamikat-qe-ndikojne-ne-ballkanin-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 18:48

“Diskutime për zhvillimet rajonale e globale” Kryeministria njofton për takimin e Kurtit me Milo Gjukanoviq

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 18:48

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, njofton ZKM.

ZKM thotë se “z. Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës”.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, vijon njoftimi.

“Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

ZKM thekson se “Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement