ZKM njofton për urimet që Kurti mori muajin e kaluar nga liderë për mandatin e ri: Merz dhe Macron mes tjerësh - Gazeta Express
string(109) "zkm-njofton-per-urimet-qe-kurti-mori-muajin-e-kaluar-nga-lidere-per-mandatin-e-ri-merz-dhe-macron-mes-tjeresh"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 12:07

ZKM njofton për urimet që Kurti mori muajin e kaluar nga liderë për mandatin e ri: Merz dhe Macron mes tjerësh

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 12:07

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga udhëheqës shtetes, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatit të ri qeverisës, tha Zyra e Kryeministrit.

ZKM ka përmendur disa liderë që e kanë uruar Kurtin.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kurtit thotë se “krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement