Zjarri u shkrumboi gjthçka, tregtarët protestojnë para bashkisë Shkodër - Gazeta Express
string(70) "zjarri-u-shkrumboi-gjthcka-tregtaret-protestojne-para-bashkise-shkoder"

Zjarri u shkrumboi gjthçka, tregtarët protestojnë para bashkisë Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2024 18:45

Disa ditë pasi zjarri u dogji gjithçka kishin, tregtarët e tregut të rrobave të përdorura në Shkodër po protestojnë para bashkisë së qytetit.

Ata kërkojnë nga pushteti vendor që tu vijë në ndihmë për rindërtimin e tregut ose gjetjen e një hapësire tjetër për të tregtuar.

Lexo Edhe:

“Kërkojmë prej bashkisë të na rregullojë tregun. Nuk kemi të ardhura të tjera, me punë jetojmë. Një ditë pa punë, një ditë pa buke. Kërkojmë ndihmën e bashkisë, pasi që kur është djegur tregu askush s’na ka pyetur për asgjë. Ishte burimi i vetëm i të ardhurave për ne”, shprehen ata.

“Kërkojmë të na bëjnë një treg të ri se jemi pa punë. Nuk jemi të zonjat të punojmë në vend tjetër, ai është i vetmi burim të ardhurash. Nuk ka ardhur askush të na takojë”, thotë një tregtare.”

“Vetëm treg, nuk duam gjë tjetër. E duam tregun prej shtetit dhe të jetë me rregulla. Nuk na ka takuar askush, as kryetari i bashkisë, as sekretari. Nuk na ka pyetur asnjë për hallin që na ka rënë”, thotë një tregtare tjetër.

“Nuk duam dëmshpërblim. Jemi dakord të paguajmë taksa të gjitha sepse kemi mbetur në rrugë të madhe”, thotë një prej tregtareve.