Një zjarr ka shpërthyer në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, i cili shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi të zi.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që aktualisht po e lokalizojnë zjarrin, si dhe njësitë policore.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.
“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...