Zjarri shkrumboi bagëti e bletë, kafshët e ngordhura po groposen për të shmangur sëmundjet - Gazeta Express
string(89) "zjarri-shkrumboi-bageti-e-blete-kafshet-e-ngordhura-po-groposen-per-te-shmangur-semundjet"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 13:16

Zjarri shkrumboi bagëti e bletë, kafshët e ngordhura po groposen për të shmangur sëmundjet

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 13:16

Vatrat e zjarrit që përfshinë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorët e blegtorisë, kullotave dhe bujqësisë, përfshirë parcela me ullinj. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupe pune për të monitoruar gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe për të raportuar situatën në fermat e prekura.

Nga raportimet e deritanishme, rezulton se janë djegur 120 krerë të imta, 4 viça, 9 gjedhë, si dhe rreth 700 koshere bletësh. Dëmet më të mëdha janë shënuar në Bashkinë Delvinë, ndërsa situata është gjithashtu shqetësuese në disa fshatra të Gramshit, përfshirë Skënderbegas, Arunas dhe Shëmbërdhenjë. Dëme janë raportuar edhe në sipërfaqet e toke në kullota dhe parcela ullinjsh, por ende nuk ka një shifër të saktë të dëmeve.

Në Bashkinë Finiq, situata është më e kontrolluar, pa humbje në bagëti, por me dëme të konsiderueshme në kullota dhe ullishte. Për shkak të këtyre dëmeve, fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin, ndërsa disa prej tyre kanë evakuuar bagëtitë në zona të sigurta për të shmangur rrezikun nga mungesa e ushqimit.