Zjarri që shkrumboi 7 fshatra, dëme të mëdha nga flakët në Gramsh, bashkia përgatit kompensimet financiare - Gazeta Express
string(104) "zjarri-qe-shkrumboi-7-fshatra-deme-te-medha-nga-flaket-ne-gramsh-bashkia-pergatit-kompensimet-financiare"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 16:33

Zjarri që shkrumboi 7 fshatra, dëme të mëdha nga flakët në Gramsh, bashkia përgatit kompensimet financiare

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 16:33

Zjarri masiv që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit disa ditë më parë ka lënë pas dëme të mëdha, duke shkrumbuar rreth 40 banesa dhe mijëra hektarë tokë. Kjo është cilësuar si një nga zjarret më të mëdha që ka ndodhur në këtë zonë, duke shkaktuar pasiguri dhe panik tek banorët.

Përveç banesave të shkrumbura, një tjetër dëshmi tragjike e shkatërrimit është shtëpia e familjes Çodollari, e cila ka shpëtuar nga flakët falë përpjekjeve të zjarrfikësve. Megjithatë, banesat e komshinjve të tyre janë djegur plotësisht. Në një nga këto shtëpi, mbeti vetëm sahati i dritave, simbol i humbjes së plotë të pasurisë dhe jetës familjare.

Për të shuar zjarret, u angazhuan qindra forca zjarrfikëse dhe 6 helikopterë, të cilët luftuan me flakët për disa ditë. Shefi i shërbimit zjarrfikës të Gramshit, Ilir Llapushi, e ka cilësuar këtë operacion si më të vështirin dhe më të rrezikshmin që ka hasur ndonjëherë.

Dëmet materiale, përfshirë ato të shkatërruara nga zjarri, janë ende në proces vlerësimi, por ato llogariten të jenë kolosale. Kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi, ka deklaruar se po bëhen përpjekje të koordinuara me bashkitë e tjera të qarkut dhe institucionet përkatëse për të ndihmuar banorët e prekur dhe për të vlerësuar saktësisht dëmet e shkaktuara.