Zjarri përpin çatinë e pallatit trekatësh në Peshkopi, panik te banorët - Gazeta Express
string(70) "zjarri-perpin-catine-e-pallatit-trekatesh-ne-peshkopi-panik-te-banoret"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 9:08

Zjarri përpin çatinë e pallatit trekatësh në Peshkopi, panik te banorët

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 9:08

Një zjarr i madh përfshiu një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë, duke shkrumbuar të gjithë çatinë e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Flakët kanë nisur nga kati i tretë i pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, çatia është dëmtuar e gjitha.

Por efektivët penguan përhapjen e flakëve më tej, teksa banorët u evakuan dhe nuk pati të lënduar në njerëz.