Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në një banesë në fshatin Magjatë të Kuçovës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës. Pas njoftimit të menjëhershëm, dy mjete zjarrfikëse dhe një grup shërbimi nga zjarrfikësit e MZSH Kuçovë janë nisur për në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të mirë të ekipeve të emergjencës, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri dhe për të marrë masat e nevojshme.