Zjarri përfshin majën e Gjallicës, kërkohet ndihmë nga ajri - Gazeta Express
string(58) "zjarri-perfshin-majen-e-gjallices-kerkohet-ndihme-nga-ajri"

Gazeta Express

12/07/2020 9:34

Zjarri përfshin majën e Gjallicës, kërkohet ndihmë nga ajri

Gazeta Express

12/07/2020 9:34

Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha në malin e Gjallicës është nën pushtetin e flakët.

Ekipi zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit, bashkë me banorët po punojnë me intensitet të plotë për izolimin vatrave të zjarrit në malin e Gjallicës, në Njësinë Administrative Shtiqën.

Lexo Edhe:

Për të normalizuar situatën, sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak dhe të terrenit të vështirë.

Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.

Zjarri nisi pasditen e se premtes dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre në 200 metër lartësi në malin e Gjallicës.