Zjarri përfshin Kretën: Evakuohen mbi 1,000 persona, përfshirë turistë - Gazeta Express
string(67) "zjarri-perfshin-kreten-evakuohen-mbi-1000-persona-perfshire-turiste"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:36

Zjarri përfshin Kretën: Evakuohen mbi 1,000 persona, përfshirë turistë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:36

Qindra zjarrfikës janë përballur të enjten me një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë ishullin e Kretës, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe ullishtesh, dhe duke detyruar evakuimin e mbi 1,000 personave.

Sipas Reuters, zyrtarët kanë bërë të ditur se të paktën 230 zjarrfikës, së bashku me 46 automjete dhe helikopterë, janë angazhuar për të përballuar zjarrin, i cili shpërtheu një ditë më parë pranë qytetit Lerapetra, në bregun juglindor të ishullit më të madh të Greqisë.

Bëhet e ditur se nxitur nga erëra të forta, flakët kanë arritur deri te banesat dhe hotelet, duke bërë që të evakuohen banorë dhe shumë turistë në një stadium të mbyllur.

“Tre vendbanime u evakuuan dhe më shumë se 1,000 persona u larguan nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre u dërguan në qendra shëndetësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen,” ka deklaruar për transmetuesin publik ERT nënkryetari për mbrojtjen civile në Kretë, George Tsapakos.