Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të shkaqeve - Gazeta Express
string(78) "zjarri-ne-urgjencen-e-qsut-prokuroria-e-tiranes-kerkon-riekspertim-te-shkaqeve"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 13:09

Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të shkaqeve

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 13:09

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në urgjencën e spitalit universitar “Nënë Tereza”.

Ekspertiza do të bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit dhe se si janë kryer punimet. gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Lexo Edhe:

Më herët prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të ministrisë së shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së qendrës spitalore universitare Nënë Tereza.
Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së re të urgjencës.

Situata detyroi ndërprerjen e shërbimit dhe dërgimin e pacientëve në spitale të tjera për të marrë shërbim.

Ndërkohë një ditë më parë ministrja e shëndetësisë konfirmoi se urgjenca do të rifillojë punën në fund të këtij muaji.