Zjarri i fuqishëm që përfshiu dje tregun e plazhit në Durrës ka shkatërruar mbi 30 dyqane të tregtarëve ambulantë.
Struktura prej druri dhe era e fortë e përhapën flakën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Pronari i tregut është marrë nën hetim për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.