Zjarri në rajonin Likovës është aktiv prej tre ditësh, ndodhet në terren të paarritshëm - Gazeta Express
string(86) "zjarri-ne-rajonin-likoves-eshte-aktiv-prej-tre-ditesh-ndodhet-ne-terren-te-paarritshem"

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:02

Zjarri në rajonin Likovës është aktiv prej tre ditësh, ndodhet në terren të paarritshëm

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:02

Zjarri në terren të paarritshëm mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë të Likovës është aktiv për të tretën ditë radhazi, njoftoi sot Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë.

Ekipet e “Pyjeve Kombëtare” po ndërhyjnë me automjete motorike në zjarrin, i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pyjet me kërcell të ulët. Siç raportoi QRMK, punonjësit e degës së Kumanovës arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij drejt Llojanit.

Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër po shuanin një zjarr në bar të thatë, drithëra dhe vreshta që digjeshin në zonën e fshatrave Kleçovcë-Dozvezncë. Bar i thatë digjej edhe pranë rrugës “Inudstriska” në Kumanovë, dhe u shua nga zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës, të cilët ndërhynë edhe në një shtëpi familjare në qytet, ku digjej kuzhina.