Zjarri në Poliçan të Shqipërisë, flakët afrohen pranë ish-Uzinës së armëve - Gazeta Express
string(73) "zjarri-ne-polican-te-shqiperise-flaket-afrohen-prane-ish-uzines-se-armeve"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 15:50

Zjarri në Poliçan të Shqipërisë, flakët afrohen pranë ish-Uzinës së armëve

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 15:50

Vijon me intensitet i zjarri në zonën e Poliçanit, ku flakët kanë përfshirë pyllin me pisha dhe shkurre dhe janë afruar tashmë pranë ish-Uzinës së Armëve në zonën B. Situata mbetet kritike, pasi era dhe terreni i vështirë po vështirësojnë punën e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.

Në vendngjarje janë angazhuar repartet e Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve nga Poliçani dhe Berati, të cilët po punojnë intensivisht për të ndalur përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikun ndaj infrastrukturës dhe banorëve të zonës. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në terren janë të angazhuar aktualisht 15 forca zjarrfikëse, ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe forca shtesë për përforcim.

Autoritetet po monitorojnë me kujdes situatën, ndërsa paralajmërojnë banorët e zonave përreth që të jenë vigjilentë dhe të shmangin qarkullimin në zonën e prekur nga zjarri për shkak të rrezikut nga tymi dhe flakët. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkëndija aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.