Katër persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri që shpërtheu në garazhin nëntokë të Kompleksit Kika, në Komunën e Parisit në Tiranë.
Mes të lënduarve janë një nënë dhe dy fëmijët e saj që kanë pësuar djegie. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri, që dogji tre automjete, u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Dyshohet se shkëndija elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...