Një ndërtesë te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Vendi i ngjarjes është mbushur me autoambulancë, policë dhe ekipe të tjera të nevojshme.
Në videon e dërguar nga një lexues i Gazetës Express shihen banorët e bllokuar në ndërtesën e kapluar nga zjarri.
Banorët e bllokuar po bisedojnë gjatë gjithë kohës me ekipet e policisë.
Ndërsa sipas lexuesit, ekipet e shpëtimit kanë ardhë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen t’i largojnë banorët e bllokuar.