Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress, se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Për momentin nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe vlera e dëmeve të shkaktuara materiale.